Dimër i vështirë/ Tërmeti lë jashtë Kroatët

Advertisement

Një 75 vjeçare kroate tregon sesi shtëpia e saj u dëmtua nga tërmeti i muajit të kaluar. Ndërsa thotë se: “Dimri po tregon dhëmbët”, ajo tregon dhe shumë banorë të tjerë janë strehuar në kampera dhe kontenierë pasi shtëpitë e tyre u bënë të pabanueshme.

Kroacia qëndrore është një vend i varfër dhe me dimër të ashpër, prandaj jetesa e tyre do të jetë e vështirë të përballohet në këto muajt e ftohtë të dimrit.

Veçanërisht në zonën e Sisak-ut, në të cilën u regjistrua tërmeti, papunësia është sa dyshishi i Kroacisë qëndrore.

E moshuara tregon se të gjithë janë tronditur pas tërmetit të 29 Dhjetorit, por ajo nuk do ta braktisë tokën dhe kafshët e saj.

Në qytetin e afërt të Petrinjës, reshjet e borës kanë mbuluar tashmë çatitë e shembura dhe malet me tulla dhe mbeturina që ende mund të shihen nëpër rrugë. Bora ka mbuluar madje edhe lulet dhe qirinjtë e vendosur në vendin ku mbeti e vdekur një 13 vjeçare, pasi tërmeti rrënoi ndërtesën ku ajo ndodhej. 75 vjeçarja shkon shpesh në banesën e saj vetëm për të parë dhe ringjallur kujtimet e saj por që natën e kalon në kontinierët e dhuruar dhe që pranë krevatit të saj ka një ngrohëse elektrike.

Advertisement

Në qendër të Petrinjës, dhjetëra persona ndërkohë qëndrojnë në rradhë për të dhënë ndihmën e tyre për banorët e prekur.

Advertisement
193