Dielli duket që në mëngjes/ Ja si i mbrojti Calavera komisionerët e inkriminuar

Advertisement

Shefja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, pati një rol kyç në procesin e “Vettingut” por sa mirë e kreu detyrën e saj Genoveva Ruiz-Calavera?

Calavera erdhi në muajin dhjetor të 2017 dhe zhvilloi disa takime ku është diskutuar  çështja e reformës në drejtësi dhe procesi i vettingut dhe në fillim të muajit shkurt erdhën dhe anëtaret e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, të cilët u përzgjodhën nga Gjermania, Austria, Holanda e Italia.
Shefja e ONM-së u zotua se do të përmbushet misionin e saj por në fakt Calavera heshti përballë padrejtësive që u zhvilluan në vetting.

E mirëinformuar për komisionerët e vettingut, Calavera i lejoji që të qëndronin në vetting, të shijonin komisionin, rryshfetet dhe miqësinë me njëri-tjetrin. Është e pajustifikueshme ardhja e Calaverës dhe moszgjidhja e ngërçit që ka pushtuar drejtësinë, ashtu njësoj siç ëstë e pajustifikueshme edhe ikja e Calaverës duke mos dhënë llogari për kalbjen e sistemit të drejtësisë.

Advertisement

Calavera mbrojti komisionerët e inkriminuar duke heshtur, duke i lënë ata të vazhdojnë të qetë në procesin e vettingut dhe sigurisht duke aprovuar gjykime që rëndojnë drejtësinë shqiptare, si gjykimi i Luan Dacit i cili zvarritet dita ditës.

 

Advertisement
125