Dhi e zgjebosur bishtin perpjetë/Ja se si gjyqtarja Kosova i hodhi hi syve vettingut për herë të dytë

Advertisement

Gjyqtarja që kaloi dy herë vettingun me mbështetje të madhe është Gjyqtarja e Apelit të Krimeve të Rënda Nertina  Kosova. Kosova u mbrojt nga katër anëtar të trupës gjykuese, një ndër ta dhe Luan Daci. Mesa duket krimi ka zabtuar ligjin dhe drejtësinë e për pasojë i cilësojnë pasuritë kriminale si burime të ligjshme.

Trupa gjykuese e përbërë nga Sokol Çomo, Ardian Hajdari, Luan Daci dhe Rezarta Schuetz, bën një sy qorr e një vesh shurdh dhe cilësuan se kishte disa pasaktësi në deklarime. Jo disa pasaktesi por edhe një mosdeklarim sado i vogël duhej ta shporrte këtë gjyqtare nga dera e vettingut dhe jo ta kalonte atë, sidomos për herë të dytë.

Relatorja e çështjes, Natasha Mulaj, me të drejtë kundërshtoi vendimin pasi provoi se gjyqtarja Kosova kishte bërë deklarim të rremë.  Mulaj shprehet se “trupi gjykues duhet të kishte vendosur ndryshimin e vendimit, të Komisionit dhe shkarkim nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Nertina Kosova”.

Kosova nuk ka prova të mjaftueshme të provojë se shuma prej 1.5 milion lekësh ishte kthyer pas nga ndërtuesi apo edhe që kontrata ishte prishur, po ashtu ajo pretendon se Kosova nuk kishte pasur burime të mjaftueshme për të paguar 1 milion lekë në kontratën e dytë dhe se ajo nuk kishte njoftuar bankën për këtë ndryshim kontrate.

Advertisement

Relatorja Mulaj provon se Kosova ka fshehur pasurinë pasi analiza financiare që referon Mulaj e nxjerr gjyqtaren me mungesë burimesh me 1.1 milion lekë për pagesën në kontratën e parë dhe 1.5 milion në kontratën e dytë.

Mulaj foli për transferta bankare që kane kryer familjarë të Kosovës, transferta me shuma marramëndëse dhe të firmosura nga vëllai i saj. Nuk duket aspak i çuditshëm fakti se transfertat prej 22 mijë dollarësh duhet të konsiderohen si shpenzime të familjes dhe kjo e çonte pamjaftueshmërinë financiare të Kosovës në 3.7 milion lekë për periudhën deri në vitin 2006.

Gjyqtarja Kosova është turpi i vettingut pasi jo 1 herë, por e kaloi për herë të dytë vettingun duke u justifikuar dhe mbrojtur nga miqtë e saj  në trupë gjykuese.

Advertisement
367