Detaje të reja nga zjarri në “Casa italia”/ Çfarë i shkaktoi flakët që i morën jetën Arjan Salës

Advertisement

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi tek magazinat e “Casa Italia”, ku fatkeqësisht humbi jetën 33-vjeçari Arjan Sala.

Dyshohet se zjarri është shkaktuar si pasojë e një shkëndije elektrike nga një tel rrympërcjellës që lidhej më një ndriçes.

Mësohet se zjarri fillimisht është konstatuar nga punonjësit e magazinës, të cilët po shkarkonin një kamion.

Edhe pse ata kanë marrë fikse dore për të fikur zjarrin, për shkak të materialeve të djegshme plastike nuk kanë mundur ta shuajn.

Policia gjithashtu po heton edhe shkaqet e vdekjes së 33-vjeçarit Arjan Sala nëse janë zbatuar si duhet masat kundër zjarrit në objekt.

Advertisement

Kujtojmë që magazina e qendrës tregtare “Casa Italia” në pronësi të shtetasit Pëllumb Alimadhi, shpërtheu në flakë pasditen e 24 marsit, ndërsa Arjan Sala u fut me një fikse zjarri dore për të shpëtuar kolegët, por mbeti vetë brenda.

Pavarësisht ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse, trupi i të riut u gjet vetëm mëngjesin e djeshëm, pasi zjarri u shua.

Advertisement
198