Deri ku do të shkojë anglishtja çalë çalë e komisionerit Roland Ilia?!

Advertisement

Kriteret e Vettingut përcaktojnë qartë nivelin e anglishtes që duhet të kenë komisionerët e reformës në drejtësi. Teksa procesi i Vettingut po vijon me ritme të ngadalta, zbulohen shkelje dhe për ata që e kalojnë këtë proces. Në ligjin nr. 84 të 2016 për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve, parashikohen edhe disa kritere për përzgjedhjen e anëtarëve të KPK-së. Një nga këto kritere është edhe pastërtia e figurës morale të këtyre komisionerëve, çka do të thotë se CV-ja duhet të jetë e pastër. Por kjo nuk ka ndodhur me anëtarin e KPK-së Roland Ilia.

Në momentin që është pyetur në mbledhje ai për t’i shpëtuar të vërtetës ka deklaruar se nuk e mban mend. Shprehimisht Roland Ilia ka deklaruar se: “Nuk e mbaj mend. Kam dhënë një provim të TOEFL-it dikur, por anglishten e di shumë mirë.”
Bëjmë me dije se anglishtja është baza dhe një kusht i detyrueshëm në kriteret e përzgjedhjes për anëtarët të instuticioneve të rivlerësimit dhe në këtë mënyrë, komisioneri Roland Ilia nuk mund t’ia hedhi paq me anglishten çalë çalë.

Advertisement
Advertisement
116