Dërgohet me urgjencë në spital burri i mbretëreshës Elizabeta II

Advertisement

Princi Philip, burri 99-vjeçar i Mbretëreshës Elizabeta II, është dërguar në një spital në Londër pasi nuk është ndjerë mirë.

Pallatit Buckingham ka bërë një njoftim për shtyp ku thuhet se u pranua në spitalin “King Edward VII” në Londër, të martën në mbrëmje.

Sipas Doktorit të Lartësisë së Tij Mbretërore, shtrimi në spital i tij është një masë paraprake.

Advertisement

Ai do të jetë për disa ditë në vëzhgim nga mjekët, për të parë ecurinë e gjendjes së tij shëndetësore dhe për të ndërhyrë menjëherë nëse do të jetë nevoja.

Advertisement
109