Demokratët në rresht për të votuar, Berisha votën me dy gishtat lart

Advertisement

Anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD-së mbrëmjen e sotme votuan për strukturat e reja drejtuese të partisë. Përpos sekretarit të përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi, pjesa tjetër e strukturave pati një rifreskim të plotë përpara nisjes së Kuvendit në fillim të shtatorit.

Nga fotot reflektohet entuziazmi i demokratëve për të zgjedhur drejtuesit e rinj, ndërsa nuk mungon ish-kryeministri Sali Berisha që hedh votën në kuti për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Kryesisë me dy gishtat lart.

Advertisement

Në fjalën e tij Lulzim Basha kërkoi guxim nga shqiptarët në betejën me qeverinë, që hyn në mandatin e tretë radhazi. Mes shtyllave të aksionit të ri opozitar, Basha tha se do të ishte edhe nisma për ndryshimet Kushtetuese, pasi u pozicionua kundër paktit Berisha-Rama të vitit 2008.

Advertisement
217