Deklarata e fortë e Bujar Nishanit: Lulzim Basha ka gënjyer publikun për marrëdhënien me Berishën

Advertisement

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Bujr Nishani, ka bërë një deklaratë të fortë ditën e sotme, ku akuzon kryedemokratin Basha se ka gënjyer publikun për marrëdhënien me ish-kryeministrin Sali Berisha.

Sipas Nishanit, Basha ka përhapur një qasje të pavërtetë sikur Berisha e ka penguar që të bëhet lider dhe udhëheqës. Nishani thotë se Basha nuk është i lindur për t’u bërë lider, por thjesht është bërë kryetar, edhe pse pa asnjë vlerë për të udhëhequr.

“Marrëdhënia mes Berishës dhe Bashës janë personale mes tyre që s’mund t’i analizoj dhe gjykoj. Ka qenë një abuzim totalisht që në 8 vite në krye të PD, Basha ka abuzuar me publikun duke përhapur këtë qasje të pavërtetë dhe spekulant sikur Bersha nuk e ka lënë Bashën të bëhet lider dhe udhëheqës. Lider ti lind, nuk bëhesh. Basha nuk është lindur për t’u bërë lider. Është bërë kryetar por pa ndonjë vlerë për të udhëhequr.

Advertisement

Zoti Berisha është një simbol i politikës shqiptare, ndoshta në 3-4 simbolikat në 100 vitet e fundit. Simbolika që përfaqëson Berisha nuk mund ta zhbësh dot as me debate dhe as me vendime që merren në Këshill apo grup parlamentar. Zoti Berisha ia ka shtuar rezultatet politike PD-së. PD nuk ka qenë dhe nuk është parti e një njeriu, as e Berishës apo e Bashës. PD përfaqëson investimet e 620 mijë shqiptarëve që e votuan në 25 prill, por duhet të përfaqësojë edhe më tepër”, tha Nishani në Fax News.

Advertisement
283
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com