Deklarata e fortë e analistit: Brenda PD-së ka lëvizje për të hequr Berishën

Advertisement

Analisti Arjan Curi ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme në emsionin “Zonë e Lirë”, ku është shprehur se brenda PD-së ka lëvizje për të hequr Sali Berishën nga partia.

Sipas tij, në shtator ambasadorja amerikane Yuri Kim do të dalë me emra dhe do ët thotë që Sali Berisha duhet të largohet nga PD.

Ai tha se nëse Shqipëria amendon pjesën “non grata” te ligji i dekriminalizimit, atëherë ish-kryeministri Berisha nuk do të lejohet të futet në Parlament.

“Unë di që po lëvizin që t’i gjejnë vetë mekanizmat se si mund ta heqin, por pa u dukur, pa dalë në pah. Ka një lëvizje të madhe në PD që të gjejnë mënyra si ta heqin Berishën, por pa u dukur vetë. Pra t’i heqim gështenjat nga zjarri me mashën e tjetrit. Me drejtësinë duan ta bëjnë. Do të mundohen që të hapin një çështje. Në Shtator ka zëra brenda PD-së që ambasadorja amerikane do dalë me emër kësaj radhe që “Berisha s’duhet të jetë, Berisha s’duhet të jetë”.

Advertisement

Mund të ketë një lloj iniciative ligjore për të amenduar ligjin për dekriminalizimin . Ligji për dekriminalizimin në nenin 2, pika 2 ka një klauzolë ku pengon njerëzit që të marrin poste zyrtare kur kanë ekspuls nga vende të ndryshme për arsye se cënojnë sigurinë e atyre vendeve. Po e amenduan ligjin, mjafton të shtojnë një non grata mbrapa. Non grata dhe dëbimi janë afër njëra tjetrës. Nëse Rama amendon këtë ligj dhe shton non grata, atëherë bie automatikisht, ia heq KQZ. Në PD janë shumë të interesuar për këtë gjë”, tha Curi.

Advertisement
251
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com