DASH shpalli “non grata” Sali Berishën dhe familjen e tij/ Ja çfarë po ndodh me Armina Mevlanin

Advertisement

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpall sot publikisht non grata nga SHBA-të, së bashku me bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij, në një lajm që duket se do të trazojë sërish ujërat në politikën shqiptare.

Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi se në “listën e zezë” janë edhe bashkëshortja Liri Berisha dhe dy fëmijët Shkëlzen Berisha e Argita Malltezi.

Ajo që bie në sy në deklaratën e DASH është fakti që në listë nuk janë përfshirë e fejuara e Shkëlzen Berishës, blogerja e njohur Armina Mevlani, dhe bashkëshorti i Argita Malltezit, Jamarbër Malltezi. Ndërkohë Armina Mevlani vazhdon jetën e qetë duke postuar në rrjetët sociale, sikur asgjë nuk ka ndodhur.

Advertisement

DASH tha se Sali Berisha ka përdorur postin e kryeministrit për të kryer afera korruptive dhe për të pasuruar familjen e aleatët e tij politikë.

Advertisement
203
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com