Darian Pavli dhe misioni për të mbrojtur “të fortët “ e vettingut

Advertisement

Darian Pavli ka lindur në vitin 1975 në Vlorë dhe ka master nga Universiteti Qendror Europian (Hungari) dhe ligjin e shërbimit publik nga Shkolla e Ligjit e Universitetit të Nju Jorkut (SHBA). Ai vjen nga radhët e juristëve me një eksperiencë prej 15 vitesh.

Në datë 7 janar Darian Pavli është betuar në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Ai u përzgjodh nga Asambleja Parlamentare në Strasburg në datë 9 tetor. Nga tre kandidaturat që kishte përzgjedhur Shqipëria, u zgjodh Darian Pavli, i cili garoi përballë dy kandidatëve të tjerë Marjana Semini dhe Sokol Berberit. Darian Pavli u përzgjodh për të mbrojtur të fortët e vettingut dhe në çdo rast të ishte një rezervë e mirë për Shqipërinë.

Advertisement

Darian Pavli promovon mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Nju-Jork, Tiranë (Open Society Justice Initiative, Human Rights Ëatch), përfshirë rajonin e Këshillit të Evropës, ekspert ligjor pranë EURALIUS V, këshilltar i Komisionit të Posaçëm Parlamentar i Reformës në Drejtësi, përfaqësim të disa çështjeve në GJEDNJ. Pra, tregohet fare qartë që është këshilltar i Komisionit të Posaçëm Parlamentar i Reformës në Drejtësi dhe sido që të shkojë reforma në drejtësi, Pavli është aty për të vendosur gurët sipas qeverisë.

Advertisement
133