Dallandyshe Bici përfundon në “SPAK” favorizoi biznesmenin Helidon Gjikoka në ndërtimin pa leje

Advertisement

Helidon Gjikoka, në vitin 2018 rezulton të ketë marrë me qira njw pasuri prej  shtetasit Ilir Koka.

Këto pasuri të mara me qira në mënyrë kriminale i ka vetëdeklaruar për legalizim si ndërtime informale në emrin e tij. Prej datës 28.01.2019 këto pasuri rezultojnë në pronësi të shtetasit Helidon Gjikoka.

Është çudi Shqiptare dhe vetëm në këtë vënd ndoduin të tilla aventura nga qiraxhi përfundon në pronar.

Si është e mundur që shtetasi Helidon Gjikoka ka legalizuar këtë pasuri ndërkohë që   në vitin 2018 është lidhur  Kontrata e Qirasë nr. 1143 rep., nr. 829 kol., datë 27.09.2018 me palë qiramarrës Helidon Gjikoka dhe palë qiradhënës Ilir Koka përfaqësuar nga përfaqësuesi Ariton Kasaj , duke dhënë me qira të gjithë pasurinë e përshkruar më sipër?

Por duke qënë se oreksi vjen duke ngrënë dhe shtetasi Helidon Gjikoka vazhdon të ndërtoj në mënyrë të pa ligjshme njw objekt 400m2 në tokën e marë me qira ne nga shetasi Ilir Koka.

Shtetasi Helidon Gjikoka është klallzuar nga ana e shtetasit Ilir Koka në policinë Himarë ku ndaj tijë jan bërë 14 kallzime penale dhe në asnjë rast policia nuk ka marë masa parandaluese dhe kjo rrjedh vetëm në saje të veprimtarisë kriminale të policisë së shtetit e ku Oficerët e policisë aktualisht ndodhen nën masën e arrestit për arsye se jo vetëm kanë lejuar ndërtime pa leje por janë marë me kultivim të lëndëve narkotike dhe trafikimin e sajë.

Një tjetër favoriozim ështe kryer edhe nga ana e “IMT” Himarë e cila nuk e ka parandaluar krimin e kryer nga ana e Shtetasit Helidon Gjikoka.

Nga ana e “IMT” Himarë është marë Vendimi Nr.16, datë 17.04.2020 për prishjen e objektit, Vendimi nr.27, datë 14.04.2020 për pezullimin e ndërtimeve si dhe  Vendimi nr. 15, datë 17.04.2020 për dënimin me gjobë, vendime të cilat jo vetëm nuk kanë parandaluar veprimtarinë kriminale të kryer nga shtetasi Helidon Gjikoka por kjo e fundit ka dëmtuar intresat e shtetit duke mos e ekzekutuar atë.

Arsyeja e mosekzekutimit të këtyre vendimeve për ne është e paqartë, pasi nga ana e Inspektoreve të IMT Himarë , me të cilët kemi kontaktuar në nr. e kontaktit 06xxxxx0 dhe 06xxxxx5,   na është komunikuar se nuk kanë mjet për ekzekutimin e vendimit të prishjes së objektit të ndërtuar pa leje.

Edhe pse nga ana e IMT Himarë janë marrë  vendime për pezullim punimesh , Gjobitje dhe Vendim për Prishje të Objektit pa leje,  të kryer nga ana e shtetasit Hlidon Jorgo Gjikoka , në Dhërmi Drimadhes, bashkia Himarë, ndërtuar në  datën 14.04.2020, këto vendime siç e citova më sipër nuk janë ekzekutuar, me pretendimin se nga ana e IMT HIMARË, nuk ka mjetet e nevojshme për prishjen e këtij objekti pa leje. Për këtë Arsye nga ana jonë   është njoftuar IKMT, pasi  është e çuditshme se si IMT HIMARË del me këtë prenendim sakndaloz.

Nga ana shtetasit Ilir Koka i është drejtuar me kërkesë IKMT  për ekzekutimin e këtyre vendimeve  administrative për prishje të ndërtimit pa leje Datë 16.03.2020 të kryer nga ana e shtetasit Helidon Jorgo Gjikoka dhe pikërishtë me shkresën Nr16/03 datë 16.06.2020  për të cilën na ka ardhur përgjigje  ngaInspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit Nr. 1589/3.

Me shkrsën nr. 16/3 prot. datë 16.03.2020, protokolluar pranë institucionit tonë me nr. 1589 prot., datë 24.304.2020, Z.Marko Koka, përcjellin kërkesën në lidhje me marrjen e masave për prishjen e ndërtimit të kryer nga shtetasi Helidon Jorgo  Gjikoka në Dhërmi, Drimadhes, Bashkia Himarë.

Për sa më sipër, në zbatim të ligjit Nr. 9780, datë 16.07.2007 “Për Inspektimin dhe Mbrojtjen e Territorit nga Ndërtimet e Kundërligjshme”, i ndryshuar, ju dërgojmë për kompetencë verifikimin dhe trajtimin e problematikës së mësipërme.

Që do të thotë se  IMT HIMARË  jo vetëm se nuk ka dëshirë  ti ekzekutoj vendimet e saj  në zbatim të ligjit Nr. 9780, datë 16.07.2007 “Për Inspektimin dhe Mbrojtjen e Territorit nga Ndërtimet e Kundërligjshme”, por ka lejuar hap pas hapi të ndërtoj në mënyrë shëmbullore përpara syve të dy drejtuesve të dy institucioneve  si Komisariatit Himarë dhe  IMT HIMARË.

Vendimet Nr.16, datë 17.04.2020 për prishjen e objektit, Vendimi nr.27, datë 14.04.2020 për pezullimin e ndërtimeve si dhe  Vendimi nr. 15, datë 17.04.2020 për dënimin me gjobë e mësipërme nuk janë ekzekutuar pa asnjë motiv nga IKMT , dhe nga ana jonë janë mbledhur informacione në rrugë jo zyrtre se për mos ekzekutimin e këtyre vendimeve është kujdesur vet shefja e IKMT zj Dallandyshe Bici, me ndikim nëpërmjet tw familjarwve tw ish shefit të më parëshëm .

Në lidhje më këtë aferë korruptive të kryer nga ana e shtetasit Helidon Gjikoka në bashkpunim me Dallandyshe Bicin nga ana e shtetasit Ilir Koka është bërë kallzim në “SPAK” për veprime korruptive mes tyre dhe për djeni këtë fakt penal e ka nën kompetenvcë ky institucion .

Advertisement
774