Dalin në pah detaje të dhimbshme/ Arjan Sala ishte mbuluar me batanije…

Advertisement

Kanë dal detaje të reja në lidhje me ngjarja që tronditi të gjithë opiononin publik ku një magazinë në qendrën tregëtare u përfshi nga flakët, dhe si pasojë mbeti i vdekur Arjan Sala. Trupi I tij I pajetë u gjet i mbuluar me rroba mëngjesin e sotëm pas disa ditësh përpjekje nga ana e zjarrfikësve.

Duke qenë se rrobat kanë qenë të lagura për shkak të ujit që zjarrifikëset përdorën për të shuar zjarrin, trupi i të riut nuk është djegur plotësisht.

Pas gjetjes së trupit forcat zjarrfikëse dhe oficerë të policisë gjyqësore kanë kryer edhe hetimet për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit që për gati 60 orë përfshiu katin e nëndheshëm të qendrës tregtare.

Advertisement

Në një komunikim për mediat, drejtori i zjarrfikësve të Tiranës Shkëlqim Goxhaj ka thënë se në magazinë konfirmohet se nuk ka pasur persona të tjerë.

Advertisement
183