Dalin emrat e gjithë familjes që u shua në Vlorë, Policia: Kanë ndërruar jetë dy prindërit dhe dy vajzat 14 e 9 vjeçe

Advertisement

Policia e Vlorës konfirmon zyrtarisht se 4 anëtarët e familjes Gushi nga Patosi kanë ndërruar jetë në aksidentin e ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Fier-Vlorë. Të plagosur dhe jashtë rrezikut për jetën janë 3 të rinjtë që udhëtonin me Audi A6.

Kryefamiljari që ka ndërruar jetë është 44 vjeçari Eduart Gushi. Po ashtu, viktimë është dhe gruaja e tij Silvana Gushi.

Dy vajzat e mitura të çiftit që kanë ndërruar jetë janë: Anastasia Gushi dhe Eva Gushi.

Grupi hetimor po vijon punën, për sqarimin e rrethanave të aksidentit. Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë, Policia bën me dije se: 

Advertisement

– Si pasojë e aksidentit kanë ndërruar jetë 4 personat që udhëtonin me mjetin “Toyota”, shtetasit E. G., 44 vjeç, S. G., 33 vjeçe, A. G., 14 vjeçe dhe E. G., 9 vjeçe.

– Ndërkohë, në spitalin e Vlorës po marrin mjekim 3 shtetasit që udhëtonin me mjetin “Audi”,  I. M., F. L dhe G. S., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Advertisement
646
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com