Dalin detajet/ Ja pse KPK shkarkoi prokurorin Kolë Hysenaj

Advertisement

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra prokurorin Kolë Hysenaj. Shkarkimi i prokurorit erdhi si pasojë e pamundësisë për të justifikikuar rreth 26 milion lekësh të reja. Ai gjithashtu iu gjetën probleme në lidhje me integritetin e figurës dhe implikime me persona të dyshuar për lidhje me krimin.

Trupa gjykuese për Hysenajn drejtohej nga Pamela Qirko me anëtarë Olsi Komicin dhe Firdes Shulin. Relatorja tha se Hysenaj përgjatë karrierës nuk kishte deklaruar asnjëherë kursime dhe para kesh. Nga ana tjetër Hysenaj pretendon se deklarimet e tij kanë qenë të sakta.

Prokurori deklaroi se deri në vitin 2011 kur kishte blerë për 11 milion lekë një tokë në Bërxullë të Tiranës, kishte pasur kursime 9.4 milion lekë, ndërsa nga ky vit, duke shtuar të ardhurat nga shitja e një pasurie po tokë në Fikas për 135 mijë dollarësh dhe një makine prej 22 mijë eurosh, kishte pasur kursime që shkonin në 18 milion lekë.
Por KPK ia hodhi poshtë pretendimet duke I dhënë fund një procesi të gjatë disamujor ndaj tij.

Advertisement
Advertisement
323