Çudirat nuk kanë fund në spitalet shqiptare/ Pacientes i zgjatet këmba pas ndërhyrjes

Advertisement

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin e Shkodrës ku një familje e tërë ka paditur Shoqërinë “Poliklinika Mjekësore Gjermane Laprakë” sh.p.k. Ky rast ka të bëj me një histori tragjike për familjen Karini.

Pas një ndërhyrje në këmbë Mirjana Karinës i është zgjatur këmba e majtë, 4 (katër) cm, në raport me tjetrën si dhe i është dëmtuar nervi iskiadik (shiatik), duke shkaktuar invaliditet të plotë të këmbës së majtë, me paaftësi totale të lëvizshmërisë së saj.

E gjithë kjo situatë ka ndodhur në Shoqërinë “Poliklinika Mjekësore Gjermane Laprakë” sh.p.k dhe operiacioni është kryer nga një mjek i huaj, Gordan Gavriloviq.

Gavriloviq, ka shkelur nenin 5 të Ligjit 123/2014, “Për urdhrin e mjekëve në Republikën e Shqipërisë”, si në kohën kur ka mjekuar paditësen Mirjana Karini, përpara kryerjes prej tij të ndërhyrjes kirurgjikale ndaj saj, ashtu edhe gjatë kohëzgjatjes së ndërhyrjes kirurgjikale. Kjo pasi ai gjatë kësaj kohe as nuk ka qënë anëtar i Urdhrit të Mjekut, (pra nuk ka zbatuar kushtet ligjore të përcaktuara në paragrafin e parë të nenit 5 të këtij ligji), dhe veçanarisht meqënëse është mjek i huaj, nga kartela klinike e pacientes, rezulton se nuk ka punuar me përkthyes.

Ky mjeku në kushte aspak të përshtatshme dhe në pamundësi për të vlerësuar drejtë gjendjen e të sëmurit ka vazhduar të kryej një ndërhyrje që solli pasoja tepër të rënda dhe të parikuperushme për  Mirjana Karini.

Pra ndërhyrja është bërë pa u bazuar në anamnezën e saj si dhe në asnjë lloj ekzaminimi imazherik që do duhej të kryhej përpara fillimit të ndërhyrjes kirurgjikale.

Si pasojë e protezimit, i është zgjatur këmba e majtë, 4 (katër) cm, në raport me tjetrën si dhe i është dëmtuar nervi iskiadik (shiatik), duke shkaktuar invaliditet të plotë të këmbës së majtë, me paaftësi totale të lëvizshmërisë së saj.

Në kartelën mjekësore të paditëses Mirjana Karini, të marrë nga mjeku i familjes rezulton se përpara se kjo paditëse t’i nënshtrohej ndërhyrjes kirurgjikale, nuk konstatohet se këmba e saj e majtë është 4 cm më e gjatë dhe se ajo nuk ka këputje të nervit iskiadik në këtë këmbë, pra nuk ka invaliditet në të. Rrjedhimisht kjo provon edhe pas ekzaminimit të kryer nga ekspertët që Mirjana Karini ka përfunduar në atë gjendje pas ndëryhrjes së kryer në “Poliklinikën Mjekësore Gjermane Laprakë”

Advertisement

Prandaj familja Karini kërkoni dëmshpërblim moral për dëmin ekzistencial, biologjik, moral dhe per shpenzimet spitalore. Dhe ajo më fundamentale është dëmshpërblimi për humbjen e aftësisë së saj për punë, gjë e cila është e parikuperushme. Përvec Mirjana Karini, ka përfituar nga dëmshpërblimi edhe bashëshorti i saj, por jo dy fëmijët pasi Gjykata nuk vlerëson e provuar gjatë hetimit gjyqësor se ata kanë pësuar ç’rregullime të personalitetit të tyre apo përkeqësim të cilësisë së jetës.

Kësisoj, Mirjana Karini ka përftuar më shumë se 30 milion lekë nga Shoqëria “Poliklinika Mjekësore Gjermane Laprakë” sh.p.k, ama dëmi i bërë nuk kompensohet dot me para. Mund të themi me plot gojën se kjo situatë nuk është një rast i izoluar dhe për fat të keq histori të tilla ndodhin rëndomtë në spitalet shqiptare.

Advertisement
1870