Çudira Shqiptare “Prokurorja e Elbasanit Ermira Tafani jep lek me fajde”

Advertisement

Çudirat në sistemin e drejtësisë nuk kanë të sosur, një prej tyre është dhe rasti i një Prokuroreje në Elbasan e cila quhet Ermira Tafani

Prokurorja e Elbasanit Ermira Tafani  jep lek me fajde një subjekti tregtar ,  e vërtetuar kjo me Deklarimin e pasurisë në ILDKPI në vitin 2005 e në vijim

Ermira Tafani ka qënë dhe kanidate për Kryeprokuror të Përkohshëm, për të zëvendësuar Adriatik Llallën

Tafani aktualisht mban postin e Prokurores së Elbasanit. Ermira Tafani është dhe petagoge në Universitetin Aleksandër Xhuvani në qytetitin e Elbasanit, ku jep lëndët E Drejte Penale Tregtare dhe  E Drejte Procedurale Penale.

Por dhënia e lekëve me fajde përveçse është detyrim ligjor i Prokurores ti regjistroj në regjistrat e honorareve në Prokurori , i cili është një libër i veçantë,parasisht kësaj është shkelje etike dhe njëkohësisht është dhe Vepër penale sipas Kodit Penal parashikuar kjo në Nenin 170/ç- Kodi Penal i Republikes se Shqiperisë që ka të

Advertisement
Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare

Ushtrimi i një ose disa veprimtarive financiare të ndryshme nga veprimtaria bankare, nga persona që nuk janë të licencuar për këtë qëllim, sipas legjislacionit bankar dhe/ose financiar në fuqi, dënohet me gjobë ose burgim gjer në tre vjet.

Po kjo vepër, kur i ka shkaktuar pasoja të rënda interesave shtetërorë ose atyre të shtetasve, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

Advertisement
1160