Ç’të mbledhësh do të korrësh/ Ja shembulli që duhet të ndjekin gjyqtarët dhe prokurorët

Advertisement

Sipas Procesverbalit më datë 02.06.2017, Vasilika Hysi drejtoi mbledhjen për “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” për përzgjedhjen e kandidatëve për krijimin e institucioneve të rivlerësimit sipas ligjit nr. 84/2016.

Në vlerësim merren për bazë kriteret të cilat janë të përcaktuara në nenin 6 të ligjit “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Një ndër anëtarët që ishte kandidatët për t’u zgjedhur ishte edhe Valbona Sanxhaktari, e cila dha mendimin dhe arsyetimin e saj se pse duhet të zgjidhej pikërisht ajo për këtë postë. Valbona Sanxhaktari u shpreh se kishte aplikuar për dy pozicione, për kolegjin dhe komisionin.

Gjatë kohës që iu dha në dispozicion Sanxhaktari foli shkurtimisht për arritjet e saj në mënyrën më modeste që ishte dëgjuar në atë mbledhje.  Ajo tregoi se ka përfunduar studimet e larta në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës në vitin 1996.

Ajo theksoi se gjatë gjithë jetës së saj është përpjekur t’i azhurnoj dhe t’i freskoj dijet e saj, duke bërë kualifikime, studime etj.  Ajo ka një përvojë mbi 20 vjeçare si juriste dhe pozicionet e fituara me meritë dhe përkushtim si në administratë shtetërore, si pedagoge ose duke u marrë më projekte ligjore e kanë formësuar akoma më shumë duke e bërë atë personin më të përshatshëm për të qenë pjesë vendimëmarrëse në procesin e Vettingut. Pavarësisht se Sanxhaktari më parë ska pasur pozicione drejtuese apo funksione shumë të rëndësishme, por rrëth 83 pozicione teknike nuk e kanë penguar atë të tregojë aftësitë dhe kapacitetin që rrallë herë e shohim në fushën e drejtësisë.

Advertisement

Integriteti  i lartë moral dhe profesional kanë bërë që Vettingu të mos binte tërësisht pre e hallkave të krimit siç edhe në portalin infront. org janë paraqitur fakte tronditëse për inmoralitetin, joprofesionalismin, lidhjet me bandat e krimit dhe normalisht edhe me politikën. Ama Valbona Sanxhaktari ka arritur të mbesë e pastër nga llumi I padrejtësisë dhe pikërisht për këtë fakt rruga e saj drejtë së drejtës dhe ligjit është vështirësuar dyfish.

 

Advertisement
414