CR7: I lumtur që u riktheva në shtëpinë time! 

Advertisement

“Jam shumë i lumtur që kthehem në shtëpi pas 12 vitesh”. Cristiano Ronaldo jep intervisten e tij të parë si futbollist i Manchester United. Në një deklaratë e shkurtër e portugezit, por dukshëm ai shfaqet tepër entuziast që rikthehet me Djajtë e Kuq. Ronaldo shënoi 118 gola në 292 ndeshje me United, teksa tashmë kërkon sërish që të rikshruajë historinë me ekipin e Solskjaer.“Epo, siç e dini, unë kam pasur një histori të madhe me këtë klub të madh. Unë erdha ne Old Trafford kur isha vetem 18 vjeç dhe natyrisht jam shumë i lumtur që jam kthyer në shtëpi pas 12 vitesh. Jam vërtet shumë i lumtur dhe mezi pres të filloj të luaj ndeshjen time të parë me fanellen e United.”Djajtë e Kuq  njoftuan të Premten se ata kanë arritur një marrëveshje me Juventusin për të nënshkruar me pesë herë fituesin e topit  të Topit të Artë dhe me sulmuesin që ka nënshkruar një kontratën dyvjeçare, me opsionin zgjatjen e marrëveshjes edhe për një tjetër vit.“Zonja e e Vjetër”, që shpenzoi 105 milionë euro për t’ia shkëputur Realit në vitin 2018, përfiton 15 milionë euro plus 8 milionë në formë bonusesh për kartonin e “yllit” portugez.

Advertisement
Advertisement
290