COVID-19/ Rritje drastike me 250% e rasteve të reja në Greqi

Advertisement

Për shkak të situates së krijuar nëpër botë prej Covid-19 botës i është hapur një problematikë e rëndë shëndetësore. Një nga vendet më të prekura është Greqia e cila ka raportuar shifra tepër të larta krahasuar me një ditë më parë, sa i përket situatës së koronavirusit në vend.

Ditën e djeshme u shënuan 870 raste të reja ndërsa sot u raportuan plot 2111, gati 2.5 herë më shumë. Numri i viktimave ka mbetuar thuajse konstant, pasi dje kishte 24 ndërsa sot 22. Në Greqi në total janë 182.783 të prekur dhe 6343 viktima që nga fillimi i pandemisë.

Advertisement

Nga ana tjetër të rënda janë paraqitur dhe shifrat në Maqedoni të Veriut, si rezultat i rritjes së testimeve. Ditën e djeshme ishin 123 raste të reja ndërsa sot janë 509, më shumë se 4-fishi, ndërsa ka më pak viktima. Dje ishin 13 ndërsa sot 9 humbje jete.

Advertisement
99