Covid-19, rritet numri i infektimeve dhe viktimave në Kosovë

Advertisement

Rriten shifrat e infektimeve dhe viktimave si pasojë e COVID-19 në Kosovë .

Advertisement

Gjatë 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 467 persona dhe kanë humbur jetën 9 persona. Në raport me ditën e djeshme numri i infektimeve dhe viktimave është rritur, pasi dje u regjistruan 453 raste pozitive. Ndërsa për sa i përket viktimave numri është dyfishuar, pasi dje humbën jetën si pasojë e COVID, 4 persona.

Numri i pacientëve të cilët kanë arritur të dalin fitues nga beteja me koronavirusin është 214, gjatë 24 orët e fundit. Numri total i infektimeve ka shkuar 69.697, ndërkohë që ai i viktimave është 1.608 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë, duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.

Advertisement
113