COVID-19/ Mbi 20 milion të vaksinuar në Britani

Advertisement

Britania ka vaksinuar më shumë se 20 milion njerëz më të paktën një dozë të vaksinës kundër Covid,  sipas një njoftimi nga sekretari shëndetësor i vendit, Matt Hancock, raporton Deutsche Welle.

Britania e Madhe do të fillojë vaksinimin e njerëzve mbi 40 vjeç në mars. Synimi i qeverisë britanike është të vaksinojë të gjithë popullsinë më të paktën më një dozë deri në fund të korrikut.

Advertisement

Kryeministri Boris Johnson tha se ishte një ‘arritje e madhe kombëtare’ dhe vlerësoi stafin, vullnetarët dhe  NHS për punën e tyre të palodhshme në shpërndarjen e vaksinave.

Advertisement
128