Çfarë nuk duhet të hani ose pini kur jeni shumë të uritur

Advertisement

Kur jeni shumë të uritur për të ngrënë diçka, duhet të jeni të kujdesshëm se cilat ushqime ose pije duhet të hani.

Ushqime pikante

Nëse stomaku juaj është bosh dhe hani ushqime pikante, ka të ngjarë që t’ju shkaktojnë shqetësime në stomak. Këto ushqime duhet t’i hani kur stomaku juaj nuk është plotësisht i zbrazët.

Frutat e thjeshta

Nutricionistët rekomandojnë që të mos hani fruta të thjeshta kur jeni shumë të uritur pasi ato nuk ju ngopin. Ata kanë sheqer të mjaftueshëm por aktivizojnë hormonin e urisë duke ju bërë dhe më të uritur.

Portokall, nenexhik, kafe (Ushqime dhe pije të hidhura)

Këto janë ushqime që prodhojnë acide në stomak dhe duhen shmangur, veçanërisht te personat që vuajnë nga gastriti, sindroma e zorrëve të irrituara etj. Shumica e perimeve nuk prodhojnë lëngje në stomak. Kështu që mund të hani një vakt me perime para se të pini kafe ose lëng portokalli.

Advertisement

Sushi

Kombinimi i orizit të bardhë me salcën e sojës – përbërësit bazë të sushit – nuk është i përshtatshëm për konsum me stomakun bosh.

Koktej

Nuk duhet ta konsumoni me stomak bosh pasi mund të çojë në ngrënie të tepërt. Alkooli ul nivelet e leptinës, hormonit të ngopjes. Kjo do të thotë që trupi mund të konsumojë shumë më tepër ushqim, pa dhënë sinjal se jeni të ngopur.

Advertisement
216