“Çfarë ndodhi?”/Drejtuesja e Prokurorisë në Kukës, kallëzon penalisht 3 anëtarët e KPK-s

Advertisement

Prokurorja Rita Gjati akuzon anëtarët e KPK-së se nuk kanë shqyrtuar të gjitha provat e dërguara prej saj për procesin e rivlerësimit të figurës.

“Nga shqyrtimi i raportit të rezultateve të hetimit të kryera nga KPK për tre kriteret, atë pasuror, profesional dhe të figurës, si dhe provat, të cilat KPK u ishte referuar në nxjerrjen e rezultateve, konstatova se nga ana e KPK nuk ishin administruar në hetimin administrativ shumë të dhëna e dokumente zyrtare, të cilat ishin dërguar nga ana ime dhe ndikonin drejtpërdrejt në rezultatet e hetimit dhe ishin depozituar nga ana ime si subjekt rivlerësimi”, – thuhet në kallëzimin penal të prokurores Gjati.

Advertisement

Rita Gjati e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2002 si prokurore në Sarandë, por në vitin 2008 ajo u shkarkua nga Prokurorja e Përgjithshme e kohës, Ina Rama, pas një inspektimi të kryer.

Gjati e kundërshtoi shkarkimin si të paligjshëm në gjykatë dhe e fitoi çështjen, së bashku me disa prokurorë të tjerë. Ajo u rikthye në detyrë në vitin 2013 dhe në vitin 2014 u emërua në Prokurorinë e Kukësit.

Advertisement
316