Cënimi i ligjit/ Ja çfarë ka bërë komisionerja Etleda Çiftja

Advertisement

Kur po bëhen tashmë mbi tre vite që nga startimi i procesit të Vettingut, për komisionerët kanë dalë në dritë shkelje të rënda ligjore që kanë lidhje me profesionalizmin dhe figurën e tyre. Vazhdimisht denoncohen komisionerë të Vettingut për skandale të ndryshme, gjë që vë në dyshim dhe që rrëzon këtë proces.

Sipas CV së Komisioneres Etleda Çiftja ajo është Diplomuar “Jurist” në vitin 1999 në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Znj. Çiftja është juriste me më shumë se 16 vjet eksperiencë, kryesisht në sektorin e ndërtimit, pronave, kuadrit rregullator për lejet dhe licencat në fusha të ndryshme të ligjit.

Karrierën e saj, znj. Çiftja e ka nisur si ndihmëse ligjore në një zyrë avokatie. Për periudhën 2001- 2009, znj. Çiftja ka punuar pranë kompanisë greke “Egnatia O.Albania”, pjesë e grupit të kompanive greke “Egnatia Group of Companies” , në pozicionin e këshilltares së përgjithshme/drejtores ligjore dhe rregullatore për zbatimin e projektit të përhapjes së rrjetit të telefonisë celulare “AMC”,  në fushën e telekomunikacionit.

Për periudhën 2009- 2017, juristja Çiftja ka punuar pranë shoqërisë së mirënjohur norvegjeze “Statkraft AS” për filialin e krijuar prej saj në vendin tonë, “Devoll Hydropoëer sh.a.”. Në këtë kompani, znj. Çiftja ka mbajtur disa pozicione të rëndësishme drejtuese dhe menaxheriale, si këshilltare e përgjithshme/drejtore ligjore për Shqipërinë, drejtuese për përputhshmërinë me Kodin e Etikës, si edhe anëtare e bordit menaxhues të shoqërisë.

Pas 8 vitesh në funksione të ndryshme pranë kësaj kompanie, znj. Çiftja u zgjodh në qershor 2017 nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë në postin e Komisioneres pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Ajo ka marrë pjesë në kualifikime të ndryshme profesionale, brenda dhe jashtë vendit. Zotëron shumë mirë gjuhën angleze dhe italiane.

Njëkohësisht në dokumentacionin e paraqitur përpara komisioneve si në  Komisionin e ngritur në Institucionin e Avokatit të Popullit dhe Kuvëndit të Republikës së Shqipërisë na rezulton se  komisionerja Etleda Çiftja  ka paraqitur fakte të rreme përpara institucioneve dhe ky fakt përbën fakt penal.

Advertisement

Në CV dhe në komisionet përkatëse nga  Etleda Çiftja është paraqitur fakt i rrem dhe pikërisht fakti i zotërimit  shumë mirë i gjuhës Angleze, dokumenti i paraqitur nga Etlida Çiftja nuk është çertifikatë për njohuri të gjuhës Angleze, por është një test report form, i cili ka të cituar te pjesa lartë shënimin se: personi i testuar duhet të ritestohet pas dy viteve që të pajiset me certificate pra duket qartë se Etlida Çiftja ka gënjyer përpara institucioneve duke e ngarkuar  këtë person me përgjegjësi penale. Njëkohësisht niveli i njohurive të Etlida Çiftes është b2, pra nivel mesatar dhe jo me njohuri shumë mirë që i ka niveli c dhe niveli d ashtu siç e kërkon dhe pozicioni i punës në “KPK” i përcaktuar sipas parashikimeve të ligjit Nr. 84/2016 Për Rivlersimin Kalimtar të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë dhe pikërisht në nenin 6  ku përcaktohen Kriteret e zgjedhjes së anëtarëve të institucioneve të rivlerësimit gj) zotëron shumë mirë gjuhën angleze.
Komisionerja Etleda Çiftja ka një pasuri e cila ndodhet në zonën Kadastrale 2292,me nr pasurie 131/54, me indeks harte K-34-100-(177-D),me adresë Kavajë, lloji pasurisë Arë, e përfituar me Kontratë Shitje, me datë regjistrimi 15.09.2006, me sipërfaqe 3443 m2.

Advertisement
145