Çela raporton te ‘Ligjet’: Ja cili qytet rezultoi me kriminalitetin më të lartë në 2020

Advertisement

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela prezantoi sot raportin e Prokurorisë së Përgjithshme në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut mbi gjendjen e kriminalitetit për vitin 2020.

Ai tha se “viti që kaluam ishte mjaft i vështirë për shkak të pandemisë, e cila krijoi probleme edhe në funksionimin e sistemit të prokurorisë, me ndikim në uljen e performancës efektive të prokurorive”.

“Gjatë vitit 2020, organi i prokurorisë në hetimet paraprake ka trajtuar 58466 materiale kallëzimi, që përbën një ulje prej 2,37 % në krahasim me vitin 2019, prej të cilëve 840 kallëzime janë nga nëpunës publik, që përbëjnë ulje prej 41,59 % krahasuar me vitin 2019. Janë ndjekur gjithsej 44834 procedime penale, që përbëjnë një rritje prej 1,23 % në krahasim me vitin 2019, nga të cilat 27890 janë procedime penale të regjistruara, me një ulje prej 9,29 % në krahasim me vitin 2019 dhe 640 procedime penale të rifilluara, që tregon rritje prej 9,59 % në krahasim me vitin 2019. Janë mbartur në vitin 2020, 16304 procedime penale me një rritje prej 25,83 % krahasuar me procedimet e mbartura në vitin 2019. Është vendosur mosfillimi i procedimit për 13632 referime dhe kallëzime penale, me një rritje prej 12,61 % në krahasim me vitin 2019. Edhe në vitin 2020 numrin më të madh të procedimeve e ka regjistruar Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë me 31,74 % të numrit total të procedimeve të regjistruara në shkallë vendi. Prokuroritë e tjera me shifrat më të larta janë: -Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës ka regjistruar 9 % të numrit total të procedimeve të regjistruara në shkallë vendi, -Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan ka regjistruar 7,69 % të numrit total të procedimeve të regjistruara”, tha Çela.

Në vijim, Çela tha se “përqindjen më të ulët të kriminalitetit për 100.000 banorë edhe në vitin 2020 e ka qarku Dibër, ndërsa përqindjen më të lartë e ka qarku Gjirokastër. Sa i përket tendencës, vërehet se rritjen më të lartë për vitin 2020 e ka qarku Gjirokastër me 14,03 %, ndërsa qarqet Kukës e Dibër kanë koeficient të kriminalitetit nën mesataren kombëtare, por që rezulton me rritje në vitin 2020 krahasuar me një vit më parë”.

“Sa i përket raportit të ndarjes së veprave penale  (krimeve dhe kundërvajtjeve), bazuar në statistikat e vitit 2020, rezulton se 78,24 % e procedimeve penale i përkasin krimeve dhe 21,76 % i përkasin kundërvajtjeve penale. Krahasuar me vitin 2019, 4,76 % e këtij raporti ka ulje në procedimet për krime dhe rritje në procedimet për kundërvajtje penale. Sa i përket raportit të grupveprave sipas strukturës së Kodit Penal me numrin total të procedimeve, ndër grup veprat penale me numrin më të lartë të procedimeve të regjistruara nga ana e prokurorisë, evidentohet se vjedhja e pasurisë përbën numrin më të lartë të procedimeve penale të regjistruara, me 31,24 % të numrit të përgjithshëm të procedimeve penale të regjistruara në prokurori për vitin 2020, por me ulje 9,96  % krahasuar me vitin 2019. Veprat penale kundër rendit dhe sigurisë publike që përbëjnë 26,46 % të numrit të përgjithshëm të procedimeve të regjistruara, kanë ulje 4,81 % krahasuar me vitin 2019; -veprat penale që cenojnë regjimin juridik të tokës me 6,28 %, por kanë ulje 8,38 % të numrit të procedimeve të regjistruara në krahasim me vitin 2019;  -veprat penale kundër fëmijëve, martesës dhe familjes me 4,88 %, dhe kanë një rritje prej 9,12 % në krahasim me vitin 2019; -veprat penale shkatërrimi pronës me 4,10 %, dhe kanë një ulje prej 9,22 %; -veprat penale kundër sekretit dhe kufijve me 3,15 %, dhe kanë një ulje prej 39,88 %; – veprat penale kundër shëndetit me 3,09 %, -po me 2,70 % deri 2,25 % rezulton pesha edhe falsifikimi i dokumenteve, krimet kundër veprimtarisë shtetërore të kryera nga shtetasit, krimet kundër veprimtarisë shtetërore të kryera nga punonjësit shtetërorë ose në shërbim publik dhe mashtrimet, të procedimeve të regjistruara në prokurori gjatë vitit 2020. Gjatë vitit 2020 nga prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë është ngritur dhe përfaqësuar akuza në gjykatë në emër të shtetit për 10000 procedime penale (ulje prej 4,05 % në krahasim me vitin 2019) me 11530 të pandehur (ulje prej 5,41 % në krahasim me vitin 2019). Gjithashtu, janë paraqitur në gjykatë 11741 kërkesa për caktimin e masave të sigurimit personal (ulje 0,44 % në krahasim me vitin 2019)”, tha ai.

Advertisement

Po ashtu, Çela shtoi se “Prokuroritë pranë gjykatave të apelit kanë përfaqësuar akuza në emër të shtetit shqiptar për 1070 ankime për çështje themeli (ulje prej 58,58 % në krahasim me vitin 2019) dhe 2521 ankime për masat e sigurimit personal (rritje prej 13,51 % në krahasim me vitin 2019).

“Në vitin 2020 në prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë është urdhëruar ekzekutimi i 5222 vendimeve gjyqësore penale të formës së prerë ose me ulje 52,41 % krahasuar ne vitin 2019. Përgjatë vitit 2020 janë ekzekutuar 2990 vendime penale dhe kanë mbetur pa u ekzekutuar 1875 vendime, të cilët sipas llojit të dënimeve të pa ekzekutuar janë: 5 dënime me burgim të përjetshëm, 277 vendime me burgim, 736 vendime për dënimin me gjobë, 29 dënime plotësuese dhe 829 dënime alternative. Ndër vite gjithsej, janë 3820 vendime penale të mbetur pa u ekzekutuar, të cilët sipas llojit të dënimeve janë: 7 dënime me burgim të përjetshëm, 1039 vendime me burgim, 1543 vendime për dënimin me gjobë, 57 dënime plotësuese dhe 1198 dënime alternative”, tha ai.

Përsa i përket eficencës, Çela tha se “gjatë vitit 2020 janë përfunduar 26169 çështje që përbën ulje prej 7,14 % të çështjeve  të përfunduara krahasuar me vitin 2019, prej të cilave: 38,11 % janë dërguar për gjykim, 22,62 % janë pushuar, 35,93 % janë pezulluar dhe 3,34 % janë transferuar në prokuroritë kompetente.

Advertisement
162
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com