Capello Ronaldo kishte për Realin dhe Messi ka për Barcën!

Advertisement

Trajneri i njohur italian, Fabio Capello, ka dhënë disa komente rreth rëndësisë që Cristiano Ronaldo kishte për skuadrën e Real Madrid, por edhe të Messit për Barcën.

Capello, që dikur drejtonte Real Madridin, beson se ‘Los Blancos’ nuk janë akoma afër që të mbulojnë hapësirat e lëna nga portugezi. Sipas italianit, me Ronaldon në lojë, kundërshtari e dinte se duhej të shënonte dy gola për fitoren. Njësoj vlen edhe për kundërshtarët e Barcës. “Si komentator televiziv do të thoja se për ta mposhtur Madridin duhej të shënonit dy gola, sepse e dinit se Ronaldo do të shënonte një” ka thënë Capello.

Advertisement

“E njëjta gjë vlen edhe për Barcelonën, me Lionel Messin” ka shtuar italiani.

Që kur Ronaldo u largua nga ‘Santiago Bernabeu’, Real Madrid ka dështuar të gjej një zëvendësues të duhur për të. Në anën tjetër, Barca mbështetet akoma në ‘magjinë’ e Lionel Messi

Advertisement
203
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com