Calavera dhe heshtja që “plagosi” drejtësinë shqiptare

Advertisement

Calavera erdhi në muajin dhjetor të 2017 dhe zhvilloi disa takime ku është diskutuar  çështja e reformës në drejtësi dhe procesi i vettingut dhe në fillim të muajit shkurt erdhën dhe anëtaret e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, të cilët u përzgjodhën nga Gjermania, Austria, Holanda e Italia.
Shefja e ONM-së u zotua se do të përmbushet misionin e saj por në fakt Calavera heshti përballë padrejtësive që u zhvilluan në vetting.

Calavera vendosi në krye të këtij procesi individë të lidhur me krimin. Ajo ka qenë në dijeni të të gjithë parregullsive që kishin këta komisioner para se të zgjidheshin.

Duke nisur nga Roland Ilia, pedagogu seksist që u bënte presion studenteve femra për favore seksuale në këmbim të notes. Vazhdojmë me Firdes Shuli, skandalet e te cilës janë publikuar vazhdimisht në portalin tonë, sidomos për paturpësinë që tregoi kur vari një foto nudo në zyrën e saj. Një tjetër komisionere që Calavera ishte e vetëdijshme është pikërisht Etleda Ciftja falsifikatore dhe e lidhur me bandën e Xhihanëve, që është bashkëfajtore për vdekjen e 20 njerëzve të pafajshëm.

Advertisement

Pra duket qartë që Calavera i ka lënë të qetë komisionerët, coptoi drejtësinë shqiptare dhe shtegtoi sërish për të mbushur xhepat në një punë tjetër të re.

Advertisement
190