Ca të nënës, ca të babait/ Ja ku ka garanci për karrigen e komisionerit  Olsi Komici

Advertisement

Olsi Komici është diplomuar “Jurist” në vitin 1998 në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Në vitin 2003 z. Komici është trajnuar nga USAID dhe World Learning në Wdinburg pranë Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme të Skocisë mbi  procesin  e vetëfinancimit të sistemit të regjistrimit të pasurive të paluajtshme. Ndërsa në vitin 2004 ai mori të drejtën e ushtrimit të profesionit të avokatit. Ai ka ushtruar profesionin e avokatit në periudhën maj 2016 – maj 2017 dhe pas kësaj ka kryer  detyrën e zëvendësdrejtorit të përgjithshëm të ALUIZNI-t deri në mandatimin e tij nga Kuvendi  i Republikës së Shqipërisë si Komisioner në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Por, si u zgjodh komisioner Olsi Komici kur jeta dhe veprat e tij janë të mbushura me bëma, të cilat Komici as nuk jep llogari as nuk mban përgjegjësi? Kush është ky komisioner që të gjykojë gjyqtarë dhe prokurorë për të kaluar vettingun kur është i mbytur me njollosje deri ne grykë?

Ju bëjmë me dije se Olsi Komici ja arriti të jetë komisioner duke i pasur krahët e ngrohta ca nga të nënës, ca nga të babit. Ja si u zgjodh dhe përse u zgjodh Komici në Komisionine Pavarur të Kualifikimit.

Olsi Komici, duke qenë nga Librazhdi, u zgjodh nga bashkëfshatari i tij Taulant Balla për ta pasur krahë të djathtë në gjyqtarët dhe prokurorët. Me demek, Komici do të përzgjedhë prokurorë dhe gjyqtarët që do ai dhe partia dhe në këtë formë bëhët sekser për pronat, pasurinë dhe pyjet e prera të pafundme të Ballës. Ja kështu dhe gjyqtarët dhe prokurorët do ta mbulojnë baltën si shoshën me diellin.

Advertisement

Një tjetër vëlla për Komicin na del Alket Hyseni, që sëbashku kanë punuar drejtues në Taskë-Forcën Kryeministrore” për pronat e bregdetit Vlorë-Sarandë; ku përpinë, zhdukën e falsifikuan dosjet për 30 mijë ha tokë, pyje, parqe kombëtare. Leku letër dhe me Komicin në komision s’ka mundësi të gjykohet as njëri as tjetri pasi kanë dhe gurin dhe arrën në dorë.

Mos harrojmë faktin se vajza e xhaxhait të Komicit, Irsida Komici është zyrtare në kryeministri, me detyrë si “Krye-asistente” e Ëngjëll Agaçit, me kompetenca të mëdha për tenderat dhe “shërbime pune” jashtë shqipërisë.  Me pak fjalë le të vjedhin nëpër tendera sa të duan dhe kur të duan, se gjyqtarët dhe prokurorët që do kalojë në vetting Komici, janë të gjithë të nënës dhe babait.

Bir Selman i nënës kë të qajmë më parë, pasi vettingu ka kaluar në dystandartizim, nuk i shërben më drejtësisë por politikës. Olsi Komicin e shohim me krahët e ngrohta dhe me dashnore në komision. Ditët në vijim do t’ju mbajmë të informuar mbi bëmat e radhës së Komicit.

Advertisement
974