“Bukë, kripë e zemër për afganët”/ Rama e zbulon në BBC: Vendet e pasura nuk na kanë ofruar mbështetje financiare!

Advertisement

Kryeministri Edi Rama thotë se Shqipëria nuk ka marrë, të paktën deri tani, mbështetje financiare për strehimin e afganëve, numri total i të cilëve pritet të shkojë në 4,000.

Në një intervistë për BBC, Rama tha se megjithatë organizata të ndryshme dhe njerëz me zemër të bardhë, janë ata të cilët i kanë ardhur në ndihmë refugjatëve afganë, duke kujtuar shprehjen shqiptare “bukë, kripë e zemër të pastër”.

Intervista e Ramës në BBC:

Vendqëndrim i përhersdhëm?

Kjo është ajo çka thonë ata, ne jemi ftuar që t’i presim përkohësisht, mbase do të jenë në gjendje që më pas t’i presin në SHBA, dhe me kaq shumë njerëz që po aplikojnë për vizë amerikane mbase do të duhet më shumë. Dhe nëse duan të qëndrojnë në shtëpi, mund ta bëjnë këtë.

Çfarë po bën shqipëria për t’i siguruar gjëra që i mungojnë…

Ne kemi qenë afganët 30 vite më parë që po përpiqeshin t’i largoheshin ferrit të tyre për të mbërritur në Europë. Kështu që jemi shumë të prirur ta bëjmë këtë sepse kjo nderon traditën dhe historinë tonë. Po bëjmë diçka që unë besoj se ua detyrojmë fëmijëve tanë. Në këtë jetë ka një kohë kur ti jep, dhe kur ti merr. Nuk jemi vend i pasur por kemi mjaftueshëm për të ndarë me këta njerëz. Ka shumë organizata që po kujdesen për ta dhe që kanë bërë përpjekje të jashtëzakonshme për t’i nxjerrë.

A po merrni mbështetje të mjaftueshme nga vende të tjera më të pasura, për të mos i lënë këta njerëz?

Nga vendet më të pasura? Jo. Po mbështetemi aktualisht vetëm te bashkëpunimi me organizata dhe një numër njerëzish me zemër të pastër. Kemi një shprehje, bukë, kripë dhe solidaritet. Për pjesën tjetër do t’ia dalim, nuk do të zhdukemi nga faqja e botës. Ne mirëpritëm 500 mijë vëllezër e motrat tona gjatë luftës së Kosovës. Në këtë jetë kujtesa është shumë e rëndësishme. Dhe ndoshta të qenit shumë të pasur do të thotë të humbësh dhe një pjesë të kujtesës.

Ne jemi këtu për t’u thënë se mund ta ndjejnë veten në shtëpi. Jo çdokush është i lumtur për këtë, por shumica e shqiptarëve po dëshmojnë se janë të jashtëzakonshëm.

Advertisement
351