Bie nga kantieri i ndërtimit duke punuar/ Aksidentohet rëndë 55-vjeçari

Advertisement

Një 55-vjeçar ka mbetur i plagosur pasditen e sotme teksa ka qenë duke punuar në ndërtim.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës ‪17:55, në Marikaj, Vorë, ku 55-vjeçari me inicalet  D.Q., ka qenë duke punuar në një kantier ndërtimi, dhe dyshohet se ka rënë nga lartësia.

Advertisement

Ai është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Advertisement
144
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com