Biden: Pres me padurim bashkëpunimin me Draghin

Advertisement

Presidenti amerikan, Joe Biden uroi kryeministrin italian, Mario Draghi në një mesazh në Twitter dhe theksoi se mezi priste të bashkëpunonte me të për të forcuar marrëdhënien mes dy vendeve.


“Urime, kryeministër Mario Draghi. Uroj të kemi një bashkëpunim të ngushtë me njeri-tjetrin për të forcuar edhe më tej marrëdhënien tonë, të bashkëpunojmë gjatë udhëheqjes suaj të G20 dhe të trajtojmë së bashku sfidat globale që nga COVID-19 deri te ndryshimi i klimës”, theksoi Joe Biden në një mesazh në Twitter.

Advertisement

Mario Draghi u betua para kreut të shtetit Sergio Matarela me 13 shkurt.

Advertisement
113