Biden i shkruan Vjosa Osmanit/ “Kosova ka vend special në familjen time”

Advertisement

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden i ka shkruar presidentes së Kosovës Vjosa Osmani një letër urimi me rastin e 13 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Në letër Biden thotë se Kosova ka një vend special në familjen e tij, për shkak të punës që djali i tij i ndjerë Beau Biden ka bërë në Kosovë.

Gjithashtu presidenti i SHBA përmend edhe dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, ku shprehet se SHBA pret që mes dy vendeve të ketë njohje reciproke.

Advertisement

Biden shkruan se SHBA mezi pret të punojë me qeverinë e re të Kosovës në rrugën drej integrimit europian, ndërsa ka theksuar se qeveria do të ketë shumë punë për të bërë për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Advertisement
178