Berat – Arrestohet në flagrancë 1 shtetas

Advertisement

Ditën e sotme u bë arrestimi në flagrancë I shtetasit A.M 40 vjeç, banues në lagjen ‘’Muzakaj’’, Berat pasi u kap nga shërbimet e policisë duke drejtuar një motoçikletë pa targa dhe pa leje drejtimi, e cila ishte denoncuar si e vjedhur.

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve u bë arrestimi  dhe kontrolli fizik, në të cilën sekuestruan një sasi lëndësh narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua si provë materiale bashkë me mjetin motorik.

Advertisement

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Vjedhja”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Advertisement
231