Berat- Arrestohet 42 vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Advertisement

Ditën e sotme policia njoftoi mbi arrestimin e një 42 vjeçari, me inicialet B. C, banues në Drenovë, Pioliçan,  i cili ishte shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar.

Kapja dhe ndalimi i këtij shtetasi u bë nga Gjykata e Shkallës së Parë Berat e ka dënuar me 1 vit burg, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit public.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

“Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat, në vijim të punës për kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim: B. C., 42 vjeç, banues në Drenovë, Poliçan.

Advertisement

Kapja dhe ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Berat e ka dënuar atë me 1 vit burgim, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme“, njofton policia.

Advertisement
166