“Benzi ua hodhën në erë”/ Kush është prokurori Arjan Muça dhe cili ishte mesazhi i koduar për të?

Advertisement

Një shpërthim me tritol në makinën e prokurorit Arjan Muça tronditi jo pak opinonin publik. Automjeti ishte i parkuar në parkingun nëntokësor të një qendre tregtare që ndodhet në zonën e Komunës së Parisit. Fatmirësisht nga kjo ngjarje nuk pati të lënduar.

Por kush është Arjan Muça?

Muça është prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër dhe prej rreth 2 vitesh është Këshilltar i komanduar pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Arjan Muçaj e ushtron funksionin e magjistratit që prej vitit 2015, pasi me dekretin nr. 9127, datë 01.06.2015 të Presidentit të Republikës, është emëruar prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, ndërkohë që më parë ka punuar si Oficer i Policisë Gjyqësore.

Nga dosja personale rezulton se ka patur një transferim si prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet, ku ka patur pozicion drejtuesi për 4 muaj.

Sa i përket shpërthimit të ndodhur këtë të enjte, shkaqet dhe autorët mbeten mister. Policia e Tiranës ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Advertisement

Duhet theksuar se makina ishte në emër të bashkëshortes së tij, Gentiana Muça, e cila është gjyqtare e ndershme në Gjykatën e Administrative të Tiranës.

Kush ka mbetur i pakënaqur nga gjykimet e çiftit Muça? A mos vallë ky ishte ky një paralajmërim dhe mesazh që t’u fus frikën në placë? Dhe më kryesorja për kë ishte nisur sulmi, për prokurorin Muça apo për bashkëshorten e tij? Pyetje që shumë shpejt do marrin përgjigje pasi mesa duket  kokat e krimit kanë filluar të nxjerrin kokën.

Advertisement
174