Ben Blushi: Vasilika Hysi “copa e mishit” që u përdor nga deliri për Vetting-un

Advertisement

Përpara 3 vitesh deputeti Ben Blushi ka akuzuar Vasilika Hysin që po përdorej për Vetting-un. Deputeti sqaron se duke qenë në një krizë politike që po vononte drejtësinë në vend. Vasilika Hysi u votua atëherë për të përzgjedhur gjyqtar dhe prokuror të denjë për drejtësinë e Shqipërisë. Por çfarë bënte Vasilika Hysi?

Sipas deklaratës së dhënë nga Ben Blushi, Hysi zgjodhi për kryetar bashkie Elvis Roshin dhe njëkohësisht në komisionin e vetting-ut përzgjodhi sërish gjyqtar që duhet të hetonin këtë të fundit. Përsëri zonja Hysi voton si socialiste për kryetar Vangjush Dakon dhe po në të njëjtën kohë është Vasilika që e nxjerr nga burgu. Duket qartazi sesi funksionon drejtësia dhe vetting-u në Shqipëri.

Ja çfarë paradoksi ndodh me ligjet që u votuan që sipas Ben Blushit është partiak dhe nuk ka qytetar që ta besojë se kjo klasë politike mund të zgjedhë gjyqtar të pakorruptuar.

“Ky process vetting nuk ka për të funksionuar”, cilëson Blushi, sepse nuk ka sens që të votohet për kryetar një i korruptuar dhe të gjykohet nga një gjyqtar që sigurisht do të shkelë ligjin edhe që ka një të kaluar të errët, pasuri të fshehur dhe të padeklaruar, siç po ndodh rëndomtë edhe tani në përzgjedhjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Advertisement

Blushi citon se “Edi Rama kishte vetëm një mundësi për të çliruar procesin e vettingut, duke dhënë dorëheqjen në mënyrë që të zhbllokohet vetting-u bashkë me zgjedhjet”.

Deputeti paska pasur të drejtë. Edhe sot pas 3 vitesh, fjalimi i Bushit oshëtin në veshët tona, duke na kujtuar dhe njëherë që kush po e bllokon procesin e vetting-ut dhe që po zgjidhen gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar dhe të lidhur me botën e krimit.

Filtrat e vettingut duhet të pastronin pikërisht “palaçot” që janë të inkriminuar dhe shkelin ligjin që fatkeqësisht posedojnë dhe sot poste të larta politike.

 

Advertisement
413