Bëj si them unë por mos bëj si unë/ Suela Zhegu nuk ndalet

Advertisement

Komisioneria Suela Zhegu  është kallëzuar në SPAK, për veprën penale të “Falsifikimit të formularëve”, të parashikuar nga neni 190 i Kodit Penal.

Zhegun ka përvetësuar pasurinë e vëllait të saj pasi ky i fundit ka ndërruar jetë dhe nuk iu është bërë vonë për fëmijët dhe kunatën që ka lënë jashtë duke pretenduar se shtëpija ishte e saja.

Kunata e saj Amida Ademi, pretendon se Zhegu, pas vdekjes së vëllait, pasurinë dhe paratë e tij i ka kaluar në emër të nënës dhe jo në emër të fëmijëve të vëllait.

Kështu në emër të nënës ajo, sipas Ademit, ka tërhequr të gjitha paratë, që vëllai i saj i ndjerë ka pasur në bankë.

“Kam shkuar në shtëpinë e Suela Zhegut. Jam  ulur në tavolinë në mënyrë njerëzore.  I kam thënë se ku janë lekët e Arjanit (vëllai të Suelës), por ajo përtypej dhe nuk jepte përgjigjje. Vajza e saj i ka thënë, se përse nuk ia jep, janë të tyret. Unë, atëherë i kam thënë, se do t’i drejtohem organeve te drejtësisë. Më pas, ajo ka shkruar një letër duke iu drejtuar fëmijëve,  se halla juaj, do t’ju jap apartamentin  në Durrës.  Ky apartament i takonte  burrit tim, por ajo tha që po e shita do t’ju jap 20.000 lekë. Kam tre vjet dhe asgjë nuk ka ndodhur. Nuk  zgjidhet çështja ime, e cila  ka të bëjë me vjedhje banke, ndërkohë që edhe kjo e fundit ka heshtur”, ka treguar ndër të tjera Anida Ademi në një intervistë

Advertisement

Edhe sikur kjo zonjë ta kishtë pronën e saj, kurrsesi nuk duhej që të linte jashtë jetimët. I bëjmë me dije Zhegut se jeta nuk por koha i jep gjithkujt atë që meriton prandaj dhe koha e fluturimit të Zhegut nga KPK është e afërt, pasi Suela jep vendim për prokurorë dhe gjykatës por gjykimin më të rëndësishëm duhet t’ja japi vetes.

Advertisement
289