Befasuese/ Babai i ndjerë probleme me pasurinë, KPK shkarkon padrejtësisht prokurorin Bledar Maksuti

Advertisement

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit edhe pse nuk gjeti asnjë problem në karrierën e prokurorit të Tiranës, Bledar Maksuti, e shkarkoi atë për mungesë burimesh në pasurinë e krijuar nga babai i tij i ndjerë.

Këto parregulësi u vendosën në pah edhe nga vëzhguesja ndërkombëtare, Elka Ermenkova në seancën dëgjimore të zhvilluar më 9 prill. KPK gjeti problem edhe aty ku nuk kishte duke konstatuar pasaktësi në deklarime dhe mungesë burimesh për pasurinë e krijuar nga babai i Maksutit, ish prokuror, noter dhe avokat. Është për tu habitur pasi prokurori tashmë i shkarkuar u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin. Procesi i vetingut për të u krye nga trupi gjykues i kryesuar nga Suela Zhegu, me relatore Genta Tafa Bungo dhe anëtar Lulzim Hamitaj.

Bledar Maksuti e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë si oficer i policisë gjyqësore dhe e ushtron funksionin e prokurorit prej vitit 2008. Familja e tij njohur si një femilje e devollshme besimtaresh në Tiranë. Ka vetëm një apartament dhe një makinë modeste por, anëtarët e KPK-së nuk shikojnë ligjin e aq më pak zotin.

Shkarkimi I tij I pamerituar vërteton edhe njëherë që Vettingu është një mashtim total që ka për qëllim të mbaj në drejtësi kokat e krimit dhe të largoj ata që janë realisht të ndershëm dhe të pastër.

Advertisement
764
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com