BE blindon Elbasanin me vëzhgues, Soreca: Jo sulme e kërcënime

Advertisement
Ambasadori i BE-së Luigi Soreca ishte sot në Elbasan së bashku me përfaqësuesit diplomatikë të Francës dhe Gjermanisë në Tiranë, në prag të zgjedhjeve parlamentare.

Delegacioni i BE-së në Tiranë ka shpërndarë mesazhin e Sorecës pas vizitës që ishte i qartë, “jo sulme dhe kërcënime” dhe se ditën e zgjedhje do të rikthehet sërish në Elbasan.

“Takime të mira sot në Elbasan me Taulant Ballën, Gazment Bardhin dhe Rudina Hajdarin përpara zgjedhjeve të 25 prillit së bashku me ambasadorët Elisabeth Barsacq dhe Peter Zingraf.

Përsëritëm se është thelbësore që zgjedhjet të jenë të lira, të drejta dhe transparente dhe se fushata të përqendrohet mbi nevojat e qytetarëve shqiptarë, pa sulme dhe kërcënime. Unë do të kthehem në Elbasan ditën e zgjedhjeve së bashku me kolegët e mi të vendeve anëtare të BE-së në disa qendra votimi.

Advertisement
LEXO EDHE  Tiranë/ Pesë persona plagosen me thikë te xhamia në “Rrugën e Kavajës”

Këto zgjedhje janë të rëndësishme për qytetarët shqiptarë, por edhe për BE-në dhe për të ardhmen e Shqipërisë” shkroi ai. Më herët në Elbasan kanë qenë edhe ambasadorët e SHBA-së dhe Britanisë së Madhe.

Advertisement
161