Bashkia Memaliaj shembull  i parandalimit të dhunës në familje

Advertisement

Ditën e djeshme është bërë një njoftim nga Bashkia Memaliaj mbi takimin e parë që u mbajt nga Komiteti Drejtues të Mekanizmit të Koordinuar të Referimit të rasteve të dhunës në famije. Bashkia Memaliaj ka pasur mbështetjen e UNDP në Shqipëri, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Bashkia Memaliaj ka qenë e kujdesshme që në takim të respektoheshin të gjitha masat antikovid. Kryetari i Bashkisë Memaliaj z. Gjolek Guci në bashjkëpunim me ekspertes për barazinë gjinore dhe kundër dhunës në familje të UNDP, drejtues të institucioneve rajonale, përfaqësues të policisë, përfaqësues të Kujdesit Shëndetësor etj, diskutuan mbi nevojën e bashkëpunimit dhe parandalimin e rasteve të dhunës në familje. Ndërsa në përfundim u arrit edhe një marrëveshje bashkëpunimi mes instuticioneve përgjegjëse.

Advertisement

Nga shembulli i Bashkisë Memaliaj duhet të marrin shembull shumë bashkia të tjera, sidomos Bashkia Tiranë e cila fle gjumë në shumë raste të tilla.

Advertisement
177