Athina në karantinë, rritet numri i rasteve të reja në Greqi

Advertisement

Autoritetet shëndetësore në Greqi kanë njoftuar sot 1496 raste të reja me koronavirus, nga të cilat 4 u identifikuan pas kontrolleve në hyrjet e vendit.

Numri i përgjithshëm i rasteve është 167549, nga të cilat 51.9% janë burra. Gjatë gjurmimit u zbulua se 6073 (3.6%) konsiderohen se kanë të bëjnë me udhëtime nga jashtë dhe 53600 (61.0%) janë kontakte të rasteve të mëparshme.

Sipas të dhënave 284 persona trajtohen me intubim. Mosha e tyre mesatare është 70 vjeç.

Advertisement

Në 24 orët e fundit, janë shënuar 17 vdekje, duke e çuar në 6034 numrin e viktimave në total në vend që nga filli i pandemisë.

Mosha mesatare e qytetarëve që  kanë vdekur është 79 vjeç dhe 95.6% kishin sëmundje shoqëruese.

Ndërkohë, për shkak të rritjes së numrit të rasteve Komiteti i Ekspertëve në shtetin fqinj vendosi të fusë në karantinë totale rajonin e Atikës.

Advertisement
128