Asnjë viktimë/ 7 të infektuar me Covid në 24 orët e fundit në Shqipëri

Advertisement

Situata e pandemisë në Shqipëri prej disa javësh vijon të mbette e qendrueshme ku numrat e të infektuarve kanë qenë të ulët ndërsa në 24 orët e fundit nuk ka patur asnjë viktimë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit janë Janë kryer 2,962 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 7 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 4 raste në Tiranë, 2 në Lezhë, 1 në Has.

Njoftimi i MSH:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Advertisement

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon:

Janë kryer 2,962 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 7 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 4 raste në Tiranë, 2 në Lezhë, 1 në Has.

Aktualisht janë 134 pacientë aktivë me Covid19 në vend. Po marrin trajtim spitalor të specializuar 18 pacientë, nga të cilët 5 pacientë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 9 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,888 që nga fillimi i epidemisë.

Advertisement
93
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com