Asnjë i vdekur nga covid në Shqipëri, por rriten lehtë rastet e të infektuarve

Advertisement

Situata epidemiologjike në Shqipëri vijon të jetë pozitive. Autoritetet shëndetësore njoftuar se në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Gjithsesi, vihet re një rritje e lehtë e numrit të infeksioneve.

Ministria e Shëndetësisë raporton se janë kryer 2,872 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 13 qytetarë.

“Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:  2 raste në Tiranë, Durrës, Elbasan, Berat, 1 rast Fier, Korçë, Librazhd, Dibër, Rroskovec.”

Kujtojmë se një ditë më parë u raportuan 5 të infektuar dhe 1 i vdekur.

Advertisement

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient të mbyllur dhe kudo ku nuk mund të ruhet distancimi fizik, kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Advertisement
135
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com