Artan Hoxha: Kush po i vret më shumë qytetarët shqiptarë?!

Advertisement

Ditën e sotme, më 02.02.2021, gazetari Artan Hoxha ka shprehur pakënaqësitë e tij në lidhje me takimet elektorale ku qindra njerëz mblidhen dhe nuk i tremben aspak virusit të padukshëm.

Hoxha thotë se sa më shumë afrohet data e zgjedhjeve, më shumë bëhen takimet elektorale dhe më shumë rritet numri i të infektuarëve nëpër spitale. Politikanëve thotë Hoxha, nuk iu bëhet vonë për jetën e qytetarëve. Është më mirë të mungoni në takime elektorale sesa mos votoni në 25 Prill, thotë gazetari Hoxha.

“Kush po na vret me shume, COVID-19 apo ethet e push tetit?!

Advertisement

Sa me shume afrohet dita e zgjedhjeve, 25 prilli,

aq me shume shtohen takimet elektorale nga partite politike,

aq me teper rritet numri i te shtruareve ne spitalet Covid-19,

sigurisht dyfishohet me “sukses”, numri i te vdekurve ne varreza…

Politikaneve tane, te pushtuar nga ethet e pushtetit, nuk u behet vone se rrezikojne jeten e qytetareve nga grumbullimet masive politike, ku tregojne dokrrat e tyre, te njejtat me ato qe i shpalosin çdo dite nga ekranet e televizioneve.

Shqiptare, nese doni, qe vota juaj te mos mungoje me 25 prill, ruani shendetin, mbijetoni dhe pastaj nga kutia e votimit, vendosni kush do ta qeveris kete vend, per 4 vitet e ardheshme …

Eshte me mire te mungoni ne nje takim elektoral, sesa te mos votoni me 25 prill….”

Advertisement
199