Arsyetimi i Bashës: Kishim përballë një regjim, miliona për blerjen e votave. Rama përdori krimin

Advertisement
Kreu demokrat Lulzim Basha ka reaguar sot nga selia e PD-së lidhur me zgjedhjet e 25 prillit. Në prani të disa dhjetra mbështetësve të PD, Basha tha se prej muajsh bëri betejën për demokracinë.

“Besova se mund të fitonim betejën për të rikthyer demokracinë në Shqipëri, por përballë kishim një regjim. Miliona euro të hedhura për të blerë votën, përdorën milionat e koncensioneve, përdorën kriminelët dhe bandat, kërcënuan votuesit, gazetarët, median. Votat e pavlefshme janë dyfishi i diferencës mes nesh dhe atyre.

Edi Rama kandidoi përfaqësuesit e krimit, bashkëpunoi me Tom Doshin, i cili ka Botën demokratike kundër. Ne jemi më të vendosur se kurrë, kushdo që mendon se do të dorëzohemi nuk na njeh mirë. Ne do e vazhdojmë betejën me gjithë fuqinë tonë, ne do të vazhdojmë deri në fitore”, tha Basha.

Ai u shpreh se nëse ne dorëzohemi, Shqipëria nuk ka asnjë mundësi, dhe kjo s´do të ndodhë kurrë.

Advertisement

Basha shprehu falenderime për shqiptarët që votuan koalicionin PD-AN, ndërsa u shpreh se mbi 600 mijë shqiptarë i besuan alternativës sonë.

“Ne do të luftojmë për ju, do të luftojmë për qindra e mijëra shqiptarë që votuan për ne, zëri juaj do të dëgjohet fort”, tha Basha.

Nën thirrjet liri-demokraci dhe poshtë komunizmi, Basha tha se fryma e ndryshimit është më e fortë se kurrë, ne jemi më të fortë se kurrë për të mbrojtur demokracinë.

“Beteja vetëm ka filluar dhe ne do e çojmë atë deri në fund, demokracia do të fitojë dhe Shqipëria do të fitojë”, tha Basha.

Advertisement
139
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com