ARRSH i bën thirrje shoferëve/ Mjegulla e dendur pushton Ultësirën Perëndimore

Advertisement

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar për gjendjen e rrugëve në akset Krujë-Fushë Krujë-Laç-Milot-Patok.

Nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook”, ARRSH bën apel që qytetarët të tregohen të kujdesshëm në këto akse për shkak të prezencës së madhe të mjegullës.

Njoftimi-Në akset Krujë-Fushë Krujë-Laç-Milot-Patok ka prezencë të madhe mjegulle, e cila sjell vështirësi në qarkullimin e mjeteve.

Advertisement

Përdoruesit e rrugës, që janë duke udhëtuar/kaluar drejt këtyre akseve të tregohen të kujdesshëm, të ulin shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore.

Advertisement
99