Arreston 6 persona në Tiranë/ Mes tyre një 30 vjeçar që akuzohet për marrëdhënie seksuale me të mitur

Advertisement

6 persona kanë rënë në prangat e Policisë së Tiranës gjatë 24 orëve të fundit. Mes të arrestuarëve është një 30 vjeçar që dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë të mitur.

Gjithashtu, në pranga ka rënë dhe nje 18 vjeçare, pasi nga kontrolli që është bërë, i është kapur një armë e ftohtë.

Njoftimi i plotë:

Specialistët për Hetimim e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve K. B., 29 vjeç dhe A. Q., 18 vjeçe, pasi në rrugën “Fadil Deliu”, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit K. B., sherbimet e Komisariatit Nr.4 gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë të dyshuar kanabis dhe 1 armë të ftohtë, e cila kjo e fundit i përkiste shtetases A. Q.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit T. D., 30 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhenie seksuale me dhunë me një shtetase të mitur.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar bënë ekzekutimin e urdhërit të ndalimit për shtetasin në kërkim R. G., 30 vjeç, sepse Gjykata e Shkallës së parë Tiranë,  ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve” dhe “Fshehje e të ardhurave”.

Advertisement

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. N., 24 vjeç, pasi u kap nga sherbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponjat” duke vjedhur në mjetin e shtetasit E. K. Gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi parash.

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme  u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. H., 35 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe të banesës së këtij shtetasi, sherbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan sende të ndryshme me vlerë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme

Advertisement
215