Arrestohet në Rinas egjiptiani i kërkuar për vrasje

Advertisement

Një person me kombësi egjiptiane, në kërkim për vrasje, është arrestuar nga policia në Rinas.

Policia sqaroi këtë të Shtunë se autoritetet kanë pasur informacione për zbarkimin e tij të mundshëm në Rinas. M.R., 50 vjeç u vu në pranga me qëllim ekstradimi drejt Egjiptit.

“Ky shtetas konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë shoqërore nga autoritetet egjiptiane dhe është shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje me dashje, tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje”, njoftoi policia.

Advertisement

Më datë 06.11.2019, në Giza/Egjipt, ky shtetas ka vrarë me armë zjarri shtetasin egjitpian M.A., më pas ka marrë automjetin e viktimës dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, shtuan të njëjtat burime.

Advertisement
138
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com