Arrestimi i gjyqtares Enkelejda Hoxha/ Reagon KLGJ

Advertisement

Ditën e sotme është arrestuar gjyqtarja e Krujës Enkelejda Hoxha nga SPAK.

Me anë të një njoftimi, KLGJ shprehet se respekton pavarësinë e institucioneve, duke theksuar se janë marrë masat për vijimin e punës në Gjykatën e Krujës.

“Këshilli i Lartë Gjyqësor, duke marrë në konsideratë zhvillimet e fundit në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Krujë lidhur me arrestimet e kryera nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), garanton opinionin publik se ka marrë të gjitha masat për vijimin e veprimtarisë së gjykatës, për të garantuar aksesin e qytetarëve në drejtësi.

Këshilli i Lartë Gjyqësor rithekson se nuk mund të japë udhëzime nё lidhje me proceset gjyqësore që zhvillohen në gjykatë, procese të cilat duhet të zhvillohen pa asnjë ndikim, të çfarëdolloji. Si organ i qeverisjes së pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë, Këshilli i Lartë Gjyqësor respekton pavarësinë e institucionale dhe të drejtën e qytetarëve për proces të rregullt ligjor.

Advertisement

Këshilli do të marrë në vazhdimësi të gjitha masat e duhura për të garantuar vijueshmërinë e veprimtarisë së gjykatave dhe forcimin e besimit të publikut në sistemin gjyqësor”, shkruan KLGJ.

Advertisement
219